E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani: Sanksionet nuk do ta ndalin programin bërthamor

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, foli pak ditë përpara rifillimit të bisedimeve me fuqitë botërore në Stamboll të Turqisë.

Teherani ka ngurtësuar pozicionin e tij para takimit me SHBA-në, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën. Zyrtarët iranianë kanë theksuar se nuk do të diskutojnë lidhur me të drejtën e vendit të tyre për pasurimin e uraniumit gjatë bisedimeve të 21-22 Janarit.

Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve, Fars, citoi Ahmadinexhadin të ketë thënë se “Irani po bën progres në programin e tij bërthamor, teksa SHBA-të dhe aleatet veçse nxjerrin rezoluta. Le të nxjerrin 100 mijë rezoluta, s’ka rëndësi. Le të thonë çfarë të duan”.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-01-18 16:59
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›