E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA bojkoton debatin e Jeremic ne OKB

Debati i njoftuar nga kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, serbi Vuk Jeremic, ku shtetet e botës do të flasin për rolin e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi duket se do të dështojë. Të paktën në nivelin e pjesëmarrjes dhe jehonës në media, sepse bojkotimin e kanë njoftuar disa organizata e vende të rëndësishme, si dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja.

Debatin qe do te zhvillohet sot në Asamblenë e Përgjithshme me temë “Roli i drejtësisë ndërkombëtare dhe pajtueshmëria midis popujve, do ta hape presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolic. Sipas Jeremicit pjesëmarrjen e kanë konfirmuar rreth 80 vende nga gjithsej 193 sa janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Analistë dhe diplomatë në Kombet e Bashkuara e kanë vlerësuar gjithë këtë debat si një përpjekje të Jeremicit për të minimizuar krimet që kanë kryer serbët në Ballkan në vitet e 90-ta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›