E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirimi i anetarit te LSI ne KQZ Kuvendi vendos ne seancen e dites se hene

Kuvendi ka nisur seancën e radhës duke diskutuar për çështje të rendit të ditës. Konferemca e Kryetarëve e mbledhur përpara nisjes së seancës së sotme parlamentare miratoi kalendarin tre javor të punimve. Ndërkohë që kërkesa e PD-së për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, si dhe zëvendësimin e tij me një nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Klement Zguri ose Patriot Çobo do të kalojë për miratim në seancën e ditës së hënë.  
Kërkesa për shtyrjen e vendimmarrjes mbi këtë çështje ka ardhur nga kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi në Konferencën e Kryetarëve, kërkesë e cila është miratuar me konsensus mes palëve. 
Komisioni i Ligjeve miratoi dje kerkesen e PS, pavaresisht se ajo u kundërshtua ashpër nga opozita, e cila e konsideroi një veprim antiligjor dhe goditje të rëndë për standardet demokratike. Ndërkohë që nga ana e tij kreu i LSI-së, Ilir Meta ka reaguar ashpër përpara nisjes së seancës duke e cilësuar këtë kërkesë si një sjellje diversantë të mazhorancës.  Po sot, përpara nisjes së punimeve parlamentare PS mblodhi grupin e saj pasi vendosi të votojë kundër zëvendësimit të anëtarit të LSI në KQZ. Ndërkohë që gjatë në punimet e ditës së sotme Kuvendi miratoi me 125 vota pro ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor të ndryshuar dhe rritjen e rrogave. Ndërsa projektligji për Procedurat e Kodit Civil shtyhet për votim për ditën e hënë. Kërkesa erdhi nga ministri Eduard Halimi. Në seancë nuk mungoi apeli i kryeparlamentare Topalli për votimin e tre ligjeve që presin votën e opozitës parlamentare. Por kësaj radhe apeli erdhi i shoqëruar dhe me ironinë e Kryetares së Kuvendit. “Sot është përvjetori i vdekjes së Enverit. Opozita të votojë 3 ligjet e t'i çojë Enverit kurorë”, deklaroi Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›