E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier problemet mepronesine largojne investitoret e huaj

Vonesat ne hipotekim zvarrisin nisjen e investimeve konkrete

Vonesat ne regjistrimin etokes bujqesoredhe pronesise se siperfaqeve te tokave te lira rrezikojne te largojne investitoret e huajdhe kompanite e interesuara per investime ne Qarkun e Fierit. Shqetesimi behet i ditur nga kryetari i Keshillit te Qarkut Fier Luan Mucaj i cili eshte shprehur per Shqip se jane dhjetera kompani norvegjeze italiane gjermane kroate etj. qe kane shfaqur interes te madh per te investuar ne territorin etri rretheve te Qarkut Fier Lushnje dhe Mallakaster. Fusha ku eshte shprehur interes eshte turizmi kryesisht per vijen bregdetare te detit Adriatik por edhe ne zhvillimin e fushes se agrobiznesit. Mucaj pranon se me gjithe interesimin e larte asnje gje nuk eshte konkretizuar. Kemi pasur kontakte te vazhdueshme me dhjetera kompani te huajashume prej te cilave kane kryer edhe inspektim te territorit te qarkut per te pare nga afer gjendjen e tokave. Ka pasur mbi 20 te tilla qe kane shprehur interes per te financuar ne Shqiperi dhe aq me teper ne Qarkun e Fierit. Kemi pasur kompani qe kane qene te interesuara per zhvillimin e turizmit por dhe kompani qe e zhvillojne aktivitetin e tyre ne fushen e bujqesise dhe blegtorise. Interesimi i te huajve per te investuar ketu vazhdon edhe sot por ka nje problem shume te madh tekomunat dhe bashkite. Te gjitha kompanite e interesuara nuk kane mundur te nisin investimet pasi janezvarritur duke kryer dokumentacionin qe nevojitet ka thene kryetari i Keshillit te Qarkut Fier. Nderkohe kreu i Keshillit te Qarkut Fier Luan Mucaj ka pohuar se komunat ende nuk i kane marre tokat ne pronesi por sipas tij kjo per shkak te zvarritjeve qe jane krijuar nga njesite vendore.

Vonesat enisjes se investimeve konkrete nga kompanite e huajakane ardhur pasi komunatjane ne procedure e siper te marrjes se tokave ne pronesi. Shume komuna ne rang qarku kane marre kontingjent te konsiderueshem siperfaqesh tokash por ende nuki kanehipotekuar ato. Vonesat e marrjes ne pronesi nga ana e komunave ka qene shkaku kryesor i pengeses se procedures. Duhet pranuar fakti se kompanite e huaja duan qe te operojne duke respektuar ligjin dhe aq me teper duke mosdashur vende me probleme ka thene me tej kryetari i Keshillit te Qarkut te Fierit. Nder komunat qe ende nuk i kane tokat e piketuara nga te huajtte hipotekuara jane Komuna QenderDermenas Kolonje Levan Terbuf Kolonje etj.Drejtuesit e ketyre komunave kaneshpjeguarse zvarritja e marrjes ne pronesika ardhur si rezultat i konflikteve dhe pretendimeve qe ekzistojne per disa siperfaqe toke.

Megjithese janeidentifikuar shume siperfaqe te lira toke serish per to ne momentin e hipotekimit jane shfaqur konflikte dhe pretendente. Shume prej ketyre kane shkuar ne gjykate per te marr zgjidhje ligjore e kjo ka shkaktuarzvarritje ne kohe per hipotekimin e tyre ka thene nje prej krereve te komunave.

Kryerja e procesit tehipotekimitdo te jepte me teper garanci dhe siguri per investitoret qofshin keta te huaj apo vendas. Investimet ne agrobiznes dhe turizemne Qarkun e Fierit dote sillnin edhe zhvillim te ekonomise jo vetem per fermeret qe do te punesoheshin ne ketesektor por edhe zhvillimin e zonave ruralete Fierit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›