E Diel, 1 Nëntor 2026

Hipoteka riregjistrim 500 mije pronave

Intervista Flet Kosta Barka zevendeskryeregjistruesi i Republikes Rastet kur bllokojme pronat

Regjistrimi i prones ka hyre ne nje faze te rendesishme pasi te gjitha dosjet do te kalojne ne sistemin elektronik duke bere te mundur identifikimin e prones sipas nje procedure transparente. Numri dy i Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive ne vend Kosta Barka tregon per Shqip ecurine e regjistrimit nga e para te prones permes sistemit elektronik mundesuar nga projekti i Bankes Boterore. Gjithashtu Barka perpiqet te jape sqarime rreth problemeve qe kane pronat e paregjistruara duke bllokuar mundesine e marrjes se kredise nga bankat. Zv/drejtori nuk preferon te jape sqarime se cfare po ndodh ne Sarande ku pjesa derrmuese e pronave konsiderohen me probleme duke u klasifikuar te pavlefshme per kolateral. Po ashtu edhe per ndertuesit ne Tirane ku gati 90 per qind e objekteve nuk jane te regjistruara Barka nuk jep shpjegimi se cfare po ndodh por mjaftohet duke permendur ligjin mbi formen e regjistrimit.

Zyra per Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme ka nisur zbatimin e projektit te BB-se per regjistrimin fillestar te pronave. Si po ecen ky projekt

Shqiperia ka kryer reforma ne administrimin e tokave dhe te pronesive qe prej vitit 1991 dhe ne kete kuader ka nje progres ne transferimin e pronesise dhe njohjen e te drejtave te saj. Privatizimi i tokes regjistrimi i te drejtave te pronesise dhe planifikimi i perdorimit te tokes kane qene vazhdimisht ceshtje qe jane trajtuar nga qeveria. Te drejtat e sigurta te pronesise se bashku me nje menaxhim eficent dhe transparent te tokes jane thelbesore per te krijuar nje treg funksional te tokes dhe pasurive te paluajtshme. Ne funksion te ketij procesi ka filluar aktivitet sipas komponenteve te tij Projekti per Administrimin dhe Menaxhimin e Tokave i kredituar nga Banka Boterore. Nje nder objektivat e ketij projekti eshte te permiresoje dhenien e sherbimeve dhe transparencen e Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ZRPP kompletimi i regjistrimit fillestar ne shumicen e pasurive te mbetura urbane dhe rurale si edhe informatizimi i sistemit te regjistrimit etj. Nje aktivitet i rendesishem i projektit eshte Plotesimi i Regjistrimit Fillestar te te Drejtave mbi Pasurite e Paluajtshme. Sipas ketij aktiviteti do te kryhet regjistrimi fillestar per rreth 500.000 pasuri te paluajtshme kryesisht ne zonat urbane. Pjese perberese e procesit te regjistrimit fillestar jane pergatitja e Hartes Treguese te Regjistrimit HTR ku tregohen kufijte e pasurive te paluajtshme pergatitja e Karteles se Pasurise se Paluajtshme KPP per cdo pasuri si dhe indeksimi dhe arkivimi i dokumenteve te pronesise. Te gjitha regjistrimet e bera ne HTR dhe KPP afishohen per 45 dite ne nje ambient publik brenda zones ku kryhet regjistrimi fillestar zones kadastrale. Gjate kesaj periudhe informohet publiku per te marre pjese ne procesin e afishimit me qellim qe secili pronar apo person i interesuar te mund te kontrolloje vete se si eshte kryer regjistrimi i prones se tij apo i interesave te tjera reale. Gjate kesaj periudhe behen falas per pronaret korrigjimet e gabimeve te mundshme apo plotesimi me dokumentacion i regjistrimeve me kufizime. Deri tani jane lidhur kontrata per kryerjen e regjistrimit fillestar ne 73 zona kadastrale kryesisht urbane me rreth 394.000 pasuri. Po punohet ne 15 Zyra Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ZVRPP sikurse ne Berat Durres Elbasan Fier Gjirokaster Kavaje Kruje Kukes Lac Lezhe Lushnje Shkoder Vlore Sarande dhe ne Tirane. Ne perfundim te regjistrimit fillestar ne keto zyra vendore do te mbyllet sistemi hipotekar dhe te funksionoje sistemi i ri i regjistrimit. Kjo do te beje te mundur funksionimin e plote te sistemit te regjistrimit te informatizuar ne keto zyra vendore. Aktualisht eshte ne procesin e afishimit publik Zona Kadastrale Nr. 8270 ne Tirane. Afishimi i cili ka filluar prej disa ditesh po kryhet ne ambientet e Njesise Bashkiake nr. 5 ne kryeqytet.

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ka te drejten qe per cdo prone te leshoje nje vertetim pronesie. Nga ana tjeter Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme konfirmon per bankat gjendjen e prones kur nje gje e tille kerkohet nga bankat. Ne kete kontekst Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme per objektet qe kane probleme udhezon bankat qe prona nuk vlen per kolateral. Jane plot raste te tilla sidomos ne Sarande. Mund te na thoni se mbi cbaze ndermerren keto procedura. Si vepron Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne te tilla raste duke shpjeguar edhe fenomenin Sarande. Si paraqitet gjendja ne qytetet e tjera

Nuk mund te themi apo pranojme se kemi plot raste te tilla sidomos ne Sarande apo fenomenin lsquoSarande kur behet fjale per nje procedure krejt normale ne kuadrin edhe te bashkepunimit me bankat ne baze te te cilit Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ka detyrimin te informoje bankat per prona nuk vlejne per kolateral. Kjo procedure paralajmeruese nga ana e Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme nuk ndermerret vetem per bankat por eshte nje procedure ne baze te Ligjit Nr. 7843 date 13. 07. 1994 Per Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme i ndryshuar. Dhe sipas ketij ligji saktesisht ne baze te nenit 44 te tij kur eshte vendosur kufizimi i veprimeve juridike mbi pasurine per shkak se kjo pasuri mund te kete probleme dokumentacioni ligjor mbi kete pasuri te kufizuar nuk mund te kryhen veprime juridike derisa te plotesohen mangesite ne dokumentacion.

Sakaq ndertuesit vijojne ende te ankohen per prona te pahipotekuara dhe ne kete pike sa e vertete eshte shifra se ne Tirane rreth 90 e pallateve te reja jane po hipoteke

Ne lidhje me objektet shumekateshe te paregjistruara duhet thene se gjithe subjektet qe kane dokumentacion te plote tekniko-ligjor po vazhdojne te regjistrojne keto objekte. Ne qofte se ka mangesi ne dokumentacion nga ana e Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme u eshte derguar shkrese zyrtare subjekteve per plotesimin e dokumentacionit tekniko-ligjor ne perputhje me Ligjin Nr. 7843 date 13. 07. 1994 Per Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme i ndryshuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›