E Diel, 1 Nëntor 2026

Rregullat qe u duhen mesuar femijeve

Duke nisur qe nga 8-mujori i pare i jetes eshte e rendesishme tu mesosh femijeve se cilat sjellje jane te ndaluara per ta. Tu thuash vazhdimisht jo mund te ndikoje negativisht te personaliteti i tyre

Tu mesosh rregulla femijeve dhe mbi te gjitha ti besh ata qe ti respektojne vertet mund te na kushtoje shume lodhje por duhet te jemi te sigurt se frytet e ketij mundimi do ti marrim me vone. Gjithcka do te kurorezohet kur vogelushi te rritet sepse ne ate kohe do te dije te sillet mire ne ambientin social duke u bazuar te rregullat qe prinderit u kane mesuar. Keto jane fjalet e psikologeve qe merren me sjelljet e te vegjelve. Rendesia e rregullave eshte e madhe ne rrugen edukative te prinderve ndaj femijeve te vegjel. Ekspertet e sjelljes kane arritur ne perfundimin se rregullat duhet te jene te pakta ne numer 4 apo 5 por mbi ato nuk duhet leshuar pe. Nese te rriturit thone vazhdimisht jo per ate cka vogelushi kerkon kjo ndikon ne besimin e femijes dhe nuk zgjidh asgje. Eumlshte mire qe ne cdo familje te vendosen disa prioritete rregulla te forta te cilat femija duhet ti zbatoje patjeter. Nese nena dhe babai mbajne te njejtin qendrim femijet i zbatojne me kollaj sepse mendojne se nuk ka asnje mundesi per ti ndryshuar gjerat. Nese prinderit nuk sillen njesoj per nje vendim te caktuar humbin besimin te femija duke sjelle keshtu konfuzion ne mendjen e tij shpjegojne psikologet. Por le te shohim me detaje disa keshilla me qellim qe ne te ardhme prinderit te mos ankohen se femijet nuk i degjojne per asgje.

Ne cilen moshe duhet te nisim te vendosim rregulla per sjelljen e tyre

Shume heret. Madje sa me shpejt aq me mire. Eumlshte e keshillueshme qe ato te fillojne ne 6 apo 8 muajt e pare te jetes kur edhe femija nis te levize dhe te eksploroje hapesiren qe e rrethon. Ketu duhet nderhyre per te vendosur limite se kur prekin gjera te rrezikshme apo qe nuk jane te pershtatshme per ta sipas mendimit tone.

Shpesh kur nje prind i ndalon dicka femijes si per shembull telekomanden apo telefonin kur e sheh qe femija vazhdon te qaje apo insistoje vendos te beje te kunderten...

Kjo eshte dicka shume e gabuar dhe kemi degjuar qe shume prinder sillen ne kete menyre me te vegjlit e tyre. Te thuash ne fillim jo dhe pastaj te ndryshosh mendim mund te beje qe femija te humbe besueshmerine. Femijet jane shume te zgjuar dhe e kuptojne se nese kjo ndodhi heren e pare ai mund te vazhdoje te beje te njejten gje gjithmone. Kembengulja te sjellja fillestare eshte e rendesishme. Keshtu qe ne te ardhme cdo lloj qendrimi i joni kundrejt kerkeses se tij nuk do te kete me vlere. Kur themi jo duhet ta bejme pa e ngritur zerin por ne menyre autoritare dhe te vendosur. Nuk eshte e nevojshme te bertasim apo ta bejme vogelushin te qaje. Ne fillim femijet kembengulin per ate qe duan por me vone e kuptojne se ajo qe kerkojne eshte e ndaluar dhe nuk e perseritin me gabimin. Shpesh ndodh qe pas disa kohesh ai do te kerkoje serish te thyeje disa rregulla duke menduar ne mendjen e tij te vogel E di qe eshte e ndaluar por une do ta provoj njehere. Ketu kemi te bejme me nje progres. Fakti qe vogelushi e di qe ajo sjellje ndalohet duhet pergezuar. Kjo e ben ate qe ne te ardhme te dije edhe ta respektoje.

Ndonjehere ndodh qe mes prinderve dhe gjysherve te mos kete bashkepunim per te mos e lejuar femijen te beje disa sjellje. Njeri e ndalon dicka ndersa tjetri e lejon. Si mund te zgjidhet kjo situate

Beteja me gjysherit eshte nje beteje e humbur. Ata edhe pse mund te kene qene te ashper me femijet e tyre me niperit ndryshojne sjellje teresisht. Sigurisht qe gjysherit duhen paralajmeruar se mbi rregullat me te rendesishme qe prinderit kane vendosur nuk mund te kete kompromis. Te vegjlit mendojne se gjysherit u lejojne te bejne gjithcka ndaj kur edhe ata mbajne te njejtin qendrim si prinderit per disa veprime apo sjellje femijet binden me me lehtesi. Po ashtu te vegjelve u duhet mesuar se cfare duhet dhe nuk duhet te bejne me prinderit apo me gjysherit. Me pak fjale ti besh te kuptojne ndryshimin e llojeve te ndryshme te sjelljeve. I rendesishem eshte mesazhi qe ai merr pra qe disa rregulla jane te ndara dhe kjo jo se prinderit nuk jane dakord me njeri-tjetrin.

Ne fakt rreziku per te thene vazhdimisht jo kur femijet nisin te eksplorojne ate cka i rrethon ekziston. Shpesh shkojne drejt gjerave te rrezikshme dhe jo te pershtatshme per ta

Cfare duhet bere8232Gjeja me e mire eshte ta pershtatesh shtepine sipas deshirave te tyre. Domethene te heqim gjithcka qe mund te thyhet apo qe nuk ben per te. Nese themi jo per gjithcka kjo mund te ndikojne ne autonomine e tij ne deshiren per te eksploruar boten duke i hequr keshtu edhe besimin per te ardhmen.

A mund ta kercenojme femijen permes sanksioneve duke i thene se nese ben dicka qe nuk lejohet do te ndeshkohet

Po por si sanksion duhen vendosur gjera qe prinderit mund ti zbatojne. Jo ta kercenojne femijen me dicka qe ata vete nuk e bejne. Asnjehere genjeshtra.

Por nese meson te respektoje rregullat si ti bejme ta kuptoje se ne e vleresojme shume sjelljen e tij

Padyshim qe i duhet thene se po sillet shume mire se ju gjithmone e kishit enderruar nje femije kaq te sjellshem dhe te mbare. Keto sjellje te prinderve do ta bejne te ece ne te njejten rruge si me pare. Sepse i vogli do te mendoje se vetem keshtu nena qenia qe ai do me shume ne bote eshte e lumtur dhe e kenaqur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›