Fier, protestë kundër Agimit të Artë, protestuesit veshin qentë me flamurin grek
Pas thirrjeve antishqiptare të përfaqësuesve të Agimit të Artë në Himarë kanë ardhur edhe reagimet e para të banorëve në vend. Kështu, me dhjetëra persona kanë protestuar dje në qytetin e Fierit, kundër thirrjeve antishqiptare të Agimit të Artë në Himarë. Protestuesit veshën dy qen me flamurin grek duke i mbajtur të lidhur me zinxhir, në shenjë proteste ndaj Agimit të Artë që zotohet të çlirojë Himarën. Policia e Fierit ka shoqëruar në komisariat 10 persona, të pranishëm në këtë protestë me pretendimin se protesta ka qenë e paligjshme dhe se organizatorët nuk kanë marrë leje më parë për zhvillimin e saj.