Thirrjet antishqiptare, Policia e Vlorës: Në hetim disa shqiptarë dhe grekë
Policia e Vlorës bëri me dije se ka nisur hetimet për ngjarjet e ndodhura ditën e diel në Himarë. Në njoftimin e policisë së Vlorës bëhet me dije se për këtë ngjarje janë duke u hetuar disa shtetas shqiptarë dhe grek, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës.
Njoftimi
Policia e Vlorës thekson se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes së para dy ditëve në Himarë, me rastin e 3-vjetorit së vdekjes se Aristotel Gumës. Nga ana e strukturave të Drejtorisë Policisë, Qarku Vlore janë kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe materialet janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlorë në ngarkim të disa shtetasve shqiptare dhe grek për veprën penale Thirrje për urrejtje nacionale parashikuar nga neni 266 e 25 i Kodit Penal. Drejtoria e Policisë Qarkut Vlore ne bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlore po punojnë për dokumentimin e plote te kësaj ngjarje, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e drejtorisë së Policisë së Vlorës. Për të bërë të mundur sa më shpejtë zbardhjen e incidentit të ndodhur në Himarë, Policia e Vlorës ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni ku i fton qytetarët të japin informacionin e tyre për ngjarjen në fjalë. Në përvjetorin e tretë të Aristotel Gumës të dielën në Himarë u shënuan disa incidente mes përfaqësuesve të Agimit të Artë dhe gazetarëve shqiptarë. Fillimisht, përfaqësuesit e Agimit të Artë, larguan nga mesha priftin pasi ky i fundit nuk pranoi të zhvillonte meshën sipas kërkesave të tyre, ndërkohë që menjëherë pas kësaj, përfaqësuesit e Agimit të Artë, u konfliktuan me disa prej gazetarët të pranishëm. Gjatë ceremonisë, përfaqësuesit grek lëshuan disa deklarata antishqiptare, ku ndër të tjerash theksonin se nuk do të largoheshin nga Himara deri në çlirimin e saj. Për ngjarjen në fjalë reagoi edhe partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e cila dënoi ngjarjen ndërsa kërkoi nga autoritetet shqiptare që të shpallë non grate anëtarët e Agimit të Artë.