Policia aksion për lirimine trotuareve te ish- Blloku
TIRANE- Dhjetra forca të policisë bashkiake kanë ndërmarrë sot paradite një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonën e ish- bllokut, pranë ish- pub Manhatan.
Operacioni i policisë bashkiake po zhvillohet nën mbiqyrjen e forcave të policisë së rendit. Policia bashkiake do të shembë konstruksionin metalik që është ndërtuar jashtë pjesës së pallatit duke zënë trotuarin si pjesë e hapësirës publike.
Nga zyra e shtypit pranë bashkisë bëjnë të ditur se është një operacion rutinë i cili do të vazhdojë dhe në ditët në vazhdim.
(sg/shqiptarja.com)