E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, tatimet mbyllin Rafinerinërrezikohet një "Gërdec" i dytë

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/ Drejtori Myftaraj: Eshtë presion shtetëror FIER – Mbi 300 punonjës dhe specialistë të kompanisë “Armo” në Fier kanë protestuar  në sheshin përballë uzinës së Rafinerisë së Naftës. Protesta e tyre ishte kundër veprimeve të organeve të hetimit tatimor, të cilat kanë  ndërhyrë dhe bllokuar  lëvizjen e mjeteve tip BOT për të marrë lëndë të përpunuar, nënprodukte të naftës, me preteksin për të ushtruar kontroll  në  gjithë veporimtarinë  prodhuese  dhe veprime financiare  të saj muajt e fundit.
 
Ky veprim është quajtur i paligjshëm nga ana e drejtuesve të  kompanisë. Drejtori Bledar Myftaraj ka pohuar se prej një jave ushtrohet dhunë psikologjike ndaj  punonjësve  të “Armo”-s, ndërsa  veprimet e  grupit të hetimit tatimor ai i ka quajtur të paligjshme , pasi nuk ekziston sipas tij asnjë shkresë zyrtare apo njoftim për këtë bllokim të  veprimtarisë prodhuese të uzinës.

"Mbyllja e saj për 72 orë, - theksoi Myftaraj, - sjell pasoja katastrofike për qytetin, sepse parashikon  një Gërdec të dytë për nga procesi tekonologjiko-kimik. Pjesë të strukturave shtetërore kanë mbi 8 ditë që bëjnë presion përmes Tatimeve për të na penguar në punë. Ato nuk kanë urdhër bllokimi. Në këto kushte, bllokimi i punës rrezikon jetën e njerëzve, punonjësve dhe ndotje ekologjike. Punonjësit e Rafinerisë janë të irrituar, sepse ky është një veprim i paprecedentë, që kërkon përmes gjobave, aksionet e kompanisë,"- nënvizoi drejtori.
 
Protesta ka vazhduar me thirrjet për të lejuar punonjësit të  punojnë. Këta të fundit kërkojnë zhbllokimin e menjëhershëm të situatës, në të kundërt nuk do të ndalin protestën dhe nuk do të lejojnë futjen në ambientet e  uzinës  të  nëpunësve tatimorë. Njeri prej tyre tha për "A1Report!": “Tatimet kanë bllokuar shitjen e kamionave me bitum jashtë Rafinerisë. Kjo sjell dëme për Rafinerinë, sepse bitumi me kalimin e kohës ngrin. Vetë Rafineria e mbushur me bitum dhe të gjitha rezervat e bitumit dalin jashtë përdorimit me kalimin e kohës. Tatimet duhet të largohen për të mos sjellë këto pasoja. Ne do të rrimë këtu deri sa të zhbllokohen llogaritë." 

Protesta   është ndjekur dhe nga forca të shumta policore, të cilat kanë mbajtur situatën nën kontroll.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›