Zhvillohet ceremonia e diplomimit për vitin akademik 2012-2013 në Akademinë e FA
TIRANË- Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua sot ceremonia e diplomimit të kursantëve që përfunduan Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm për vitin akademik 2012-2013 në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Në këtë ceremoni morën pjesë drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, përfaqësues të CUBIC-ut, ,etj.
22 kursantë pjesëtare të Forvace të Armatosura u diplomuan këtë vit në kursin e lartë të oficerit, kurs i cili ka në program nivelin me të lartë të programit në fushën operacionale dhe të sigurisë dhe që përfaqëson ne sistemin e karrierës kursin e kolonelit. Ndërsa, 44 kursante të tjerë u diplomuan në kursin e komandës së Shtabit të Përgjithshëm, i cili ka për mision të përzgjedhur oficerë të karrierës në pozicionet kyce të komandimit te reparteve, njësive dhe shtabeve të të gjitha niveleve dhe përfaqëson kursin e nënkolonelit. Në këtë kurs kanë marrë pjesë edhe ushtarake të forcës së sigurisë së Kosovës.
Në fjalën e tij të përshëndetjes drejtuar oficerëve që përfunduan Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi u shpreh se tashme te diplomuarit do ti sjellin Forcave te Armatosuar eksperiencën më të mirë operacionale të shtabeve në nivel teorik dhe një bagazh cilësor për njësitë ku punojnë.
Gjate kurseve përkatësë akademistët janë njohur me arritjet më të mira Perëndimore në fushën e mbrojtjes, por edhe me tendencat e zhvillimit rajonale e më gjerë si dhe kanë marrë leksione nga personalitete që vinin nga institucionet me prestigjoze të sigurisë botërore.
Në përfundim të ceremonisë, zv/ministrat e Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, Arta Musaraj dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi shpërndanë diplomat për disa nga kursantët që përfunduan studimet në kurset e lartpërmendura.
(e.m/BalkanWeb)