“Çmendet” Mançester Siti, 350 mijë € në javë për Ronaldon
Kur u duk se gjithçka ra në qetësi për Kristiano Ronaldon në merkaton e kësaj vere, sidomos pas deklaratës së fundit të presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez, që tha se portugezi do ta mbyllte karrierën në Madrid, Mançester Siti ka “trazuar ujërat”.
Në kuadrin e deklaratave të trajnerit të ri Pelegrini, i cili njoftoi ardhjen e menjëhershme të përforcimeve, nga tabloidët britanikë dalin tashmë emrat e parë të bujshëm. Mbi të gjithë spikat emri i Kristiano Ronaldos, për të cilin Mançester Siti, sipas “Daily Star”, do të bëjë një kontratë faraonike prej 350 mijë eruo në javë, duke sfiduar kushërinjtë e Junajtid, që ëndërronin kthimin e CR7 në “Old Traford”.
Edhe pse Real Madridi ka pohuar me forcë gjithmonë se Ronaldo do të mbetet në “Bernabeu” dhe se nuk do të pranojnë asnjë ofertë për të, një propozim tronditës i sheikut Mansour mund të përmbysë udhëheqjen në “Los Blancos” në Madrid.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)