Fier, tentuan të vrasin 65-vjeçarin, arrestohen 2 të rinj

Policia e Fierit ka arritur të parandalojë sot një vrasje në fshatin Cakran ndërsa ka arrestuar edhe dy të rinj të cilët tentuan të vrasin një 65-vjeçar.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 21-vjeçari Altin Alushaj dhe 17-vjeçari me inicialet M.R pasi kanë tentuar të vrasim me armë 65-vjeçarin me inicialet Y.B pas një konflikti me këtë të fundit.
Sipas policisë, sherri mes autorëve dhe 65-vjeçarit ka nisur për motive të dobëta por falë ndërhyrjes së policisë u bë e mundur arrestimi i dy të rinjve dhe fatmirësisht sherri ka përfunduar pa viktima.