E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhet e grekëve, aktivistë të AK-së e PDIU-së protestojnë në Këlcyrë

Përmet- Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi dhe të PDIU-së kanë zhvilluar sot një protestënë Urën e Dragotit në Këlcyrë, pasi atje qytetarët grekë po zhvillojnë homazhe për ushtarët e rënë në Luftën e Dytë Botërore dhe që sipas tyre eshtrat e tyre ndodhen në Kosinë.

Rreth orës 9.45 sic ishte paralajmëruar prej konsullatës greke, Ambasadori grek në Tiranë, drejtues të PBDNJ, përfaqësues të qeverisë greke dhe 4 autobusë me persona të mbërritur nga Greqia për homazhet kanë kaluar urën e Dragotit për të vizituar manastirin e Këlcyrës ku gjenden rreth 70 varre të zbrazur në pritje për rivarrosjen e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke eshtrat e të cilëve gjenden brenda manastirit.

Përleshja e aktivistëve me policinë

Por kjo protestë është shoqëruar edhe me incidente, pasi makina e ambasadorit grek është qëlluar me gurë. Mësohet se ky i fundit nuk ka pësuar lëndime, ndërsa kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë.

Ndërkohë një incident i ngjashmë ndodhi edhe me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, pasi aktivistë të PDIU-së kanë qëlluar me gurë dhe vezë makinën e tij.Kjo ka ndodhur pas deklaratave të Dules se tubimi i Klubit të Patriotëve të Rinj është një grup i vogël njerëzish që janë të paguar, por edhe për pjesmarrjen e tij në meshën e mbajtur në Këlcyrë.

Tubimi i AK-së në Urën e Dragotit

Këlcyra është një nga zonat ku janë zhvilluar betejat më të përgjakshme mes ushtarëve grekë dhe atyre italiane në Luftën e Dytë Botërore. Për pasojë pati shumë viktima dhe tani familjarët e ushtarëve grekë vijnë çdo vit dhe kryejnë aty ceremoni përkujtimore. Sot kanë mbërritur në këtë zonë 4 autobusë me shtetas grekë dhe dhjetra makina private.

Makina me protestues

Sot pritej që aty të kishte përfaqësues edhe të nenonazistëve grekë, por ata nuk kanë mbërritur. PDIU-ja njofton se deputeti i “Agimit të Artë”, Kristo Papa, ishte nisur drejt Këlcyrës, por më pas është kthyer në greqi për arsye sigurie

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›