E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani refuzon propozimin e Rames

Deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani nuk do të pranojë postin e dhënë dje nga Asambleja Kombëtare e kësaj partie. Një fakt i tillë u bë dje i ditur nga vetë deputeti Harasani, i cili në një mesazh të shkurtër në rrjetin socialis “Facebook” informoi se për shkak të planeve të tjera që ka, nuk mund të pranojë detyrën në PS.

“Të dashur miq, për arsye të planeve të tjera, duke falënderuar për besimin nuk mund ta pranoj detyrën e ofruar nga ana e Asamblesë së PS-së. I uroj suksese të gjithë të votuarve”, citohej në adresën personale të deputetit socialist.

Në punimet e edjshme të Asamblesë Kombëtare, deputeti Harasani u propozua nga kreu i PS-së, Edi Rama në krye të Grupit të Punës për Energjinë, bashkë me 20 deputetë dhe përfaqësues të kësaj partie në grupet e tjera.

Më herët, Harasani ka qenë pjesë e Kryesisë së PS-së në postin e Sekretarit për Programin, post i cili me zgjedhjet e reja që u zhvilluan ër zgjdhejn e Kryesisë dhe Sekretariatit iu dha ish-deputetit socialist, Ilir Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›