E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe politikani Sabri Godo

Pak minuta më parë ka ndërruar jetë politikani dhe shkrimtari i njohur Sabri Godo. Godo prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, përveç kësaj prej vitesh kishte një shqetësim në veshka, sëmundje të cilat ditët e fundit u përkeqësuan.

Sabri Godo ndërroi jetë në moshën 82- vjeçare.

Godo është themeluesi i Partisë Republikane dhe një nga hartuesit e Kushtetutës së Shqipërisë, gjithashtu ka qenë deputet në Kuvend për dy legjislacione.

Kontributi i tij në politikën shqiptare ka qenë i lartë, ai shquhej për këshillat e tij të urta për politikanë shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›