Fier, vetëhelmohet me fostoksinë gruaja 53-vjeçare
Një grua i ka dhënë fund jetës duke u helmuar me fostoksinë.
Lavdie Tare, 53 vjeç, nga fshati Portëz i Fierit është gjetur nga familjarët e saj në minutat e fundit të jetës, pasi kishte konsumuar lëndën helmuese.
Ajo është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit, ku ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e kanë çuar gruan drejt vetëflijimit.