Jeta e Gagas nëpërmjet 350 fotove
Jeta e të madhes Lady Gaga, vjen nëpërmjet klikimit dhe realizimit të 350 fotove, në versione të ndryshme. Janë këto të rejat më të fundit sa i takon yllit të muzikës amerikane, në të cilën është marrë shumë fotografi Terry Richardson.
Imazhet janë realizuar në një festival në vitin 2010, pjesë e turneut të fundit të artistes, Monster Ball. Artisti ka zgjedhur të tregojë jetën e Gagas me shumë ngjyra, por dhe duke anuar në dy anët e tjera të medaljes, të cilat janë e bardha dhe e zeza. Jo vetëm kaq, por në këtë libër janë kapur momentet më intime, të tilla si prapaskenat.
Kujtojmë se Lady Gaga, rrëmbeu trofetë më të rëndësishëm gjatë ceremonisë së ndarjes së cmimeve të MTV Europe mbajtur ne Belfast.
25-vjeçarja Gaga mori çmimin për këngëtaren më të mirë femër, këngën më të mirë, videon më të mirë dhe çmimin e adhuruesve.