E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, virozat, fluks pacientësh në pediatri

 Virozat e stinës kanë bërë që në spitalin pediatrik të Fierit të paraqiten për ndihmë mbi 150 fëmijë  të shoqëruar nga prindërit e tyre, ndërkohë që në gatishmëri të tyre qëndron i gjithë personeli mjekësor.

Këtë e bëri të ditur shefi i pediatrisë së këtij spitali, Dhimitër Dhamo, i cili thekson se shumë prej tyre pas vizitës se kryer, marrin mjekime ambulante, ndërsa fëmijë të tjerë shtrohen në spital nën kujdesin e mjekëve. Mjeku Dhamo tregon se ulja e temperaturave këto ditë të muajit janar me disa gradë nën zero ka rritur fluksin e pacientëve në spitalin pediatrik të Fierit, ku shumë prej tyre mjekohen për bronkopneumoni, angina, temperaturë e të tjera shenja të kësaj viroze.

Sipas mjekut Dhamo, paraqiten 100-150 raste në ditë, të gjithë kryesisht të prekur nga virozat e stinës, të cilët sipas tij fillimisht duhet të paraqiten edhe në qendrat shëndetësore të lagjeve ose komunave duke shtuar njëkohësisht se prindërit e fëmijëve jo vetëm të sëmurë po edhe ta që nuk janë prekur nga virozat  duhet të drejtohen dhe të ndjekin këshillat e mjekëve për çdo shqetësim shëndetësor.

Ndërkohë, prindërit e fëmijëve të shtruar në spital ngrenë dhe një shqetësim, atë të mungesës së ujit të pijshëm. Sipas tyre ka tre ditë që uji nuk vjen në katet e sipërme të spitalit duke krijuar edhe probleme hijeno-sanitare në banjot e spitalit. K. Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›