E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullorja, klubet me licensë ekonomike

Rregullorja e Re e Licencimit, e miratuar në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, ndonëse ende nuk ka dalë si botim, i detyron klubet shqiptare të futbollit të marrin masat për ti plotësuat kriteret e licencimit sapo të përfundojë sezoni. Madje është përcaktuar edhe afati i fundit, që është muaji maj, që klubet e futbollit të regjistrohen në kampionatin e ardhshëm.

Edhe pse nuk ka dalë akoma botimi zyrtar, Rregullorja e Re e Licencimit do tu dorëzohët shumë shpejt klubeve, që ato të kenë kohën e mjaftueshme për ti plotësuar të gjitha kriteret që kërkohen në këtë rregullore. Më 31 maj, Komisioni i Licencimeve do ti dërgojë Komitetit Ekzekutiv të gjithë materialin me klubet që i plotësojnë ose jo kushtet. Ndryshe nga vitet e tjera, klubet që nuk i marrin në kohë masat për plotësimin e të gjitha kritereve rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në kampionat.

Klubet dhe stadiumet, licencohen veçmas

Sikurse klubet, të njëjtin afat për licencim kanë edhe stadiumet, por në ndryshim nga rregullat e mëparshme, licencimi i impianteve të futbollit është i ndarë nga licencimi i klubeve. Kjo do të thotë se klubi i një qyteti mund të licencohet nëse i plotëson kriteret, ndërsa stadiumi i po këtij qyteti jo.Dhe për të marrë pjesë në kampionat ky klub mjafton të gjejë një stadium tjetër të licencuar. Pra, klubet nuk kanë si kriter për regjistrim licencimin e stadiumit të qytetit përkatës.

Bilancet ekonomike, kriter thelbësor

Qëllimi i vërtetë i Federatës Shqiptare të Futbollit me vënien e kushtit për shndërrimin e klubeve në sh.a. ishte formalizimi i tyre. Tashmë me një status juridik të përcaktuar qartë, klubet e futbollit duhet të dorëzojnë bilancet ekonimike çdo vit, ndryshe nuk licencohen. Dhe këto bilance duhet të jenë pozitive, ndryshe sh.a-ja falimenton për pak vjet. Ky kriter, pra paraqitja e tabelave financiare, është thelbësor për licencimin e klubeve të superiores në kampionat.

Sigurisht që ka shumë kritere të tjera, të cilat klubet kanë qenë të detyruara ti plotësonin, të paktën në letër, edhe në sezonet e mëparshme, por kriteri financiar është shumë i rëndësishëm për reformimin e futbollit në Shqipëri. FSHF kërkon që me këto masa të shmagë anomalitë në prag të sezonit të ri futbollistik, sikurse ndodhi verën e kaluar me shtyrjen e kampionatit, teksa disa klube kryesore si Flamurtari dhe Tirana nuk e kishin përfunduar procesin e shndërrimit të statusit juridik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›