E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vret veten me kallashnikov 27-vjecari

Vetevritet me kallashnikov nje  27-vjecar nga nje fshat i Rrethit te Fierit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se premtes, ne fshatin Patosfshat, rreth 14 kilometra larg qytetit te Fierit.

Julian Cobaj eshte gjetur dje rreth ores 19:00, ne afersi te fshatit ku banonte, rreth tri ore pasi kishte kryer vetevrasjen. Burimet nga vendi i ngjarjes tregojne se arma e zjarrit ka qene pothuaj mbi trupin e tij dhe qe ne fillim policia ka dyshuar se behet fjale per vetevrasje.

Policia deklaron se me pare 27-vjecari kurohej nga mjeket per probleme mendore, ndersa kishte mbi tre vjet qe nuk kishte marre asnje mjekim. Megjithate policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›