E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier vritet 43-vjecari

Një 43-vjecar është qëlluar për vdekje në qytetin e Fierit në orët e mbrëmjes së ditës së shtunë.

Sic njofton policia e këtij rrethi, viktima është Naim Sulaj, 43 vjeç. Ai është qëlluar disa herë me armë zjarri sapo ka zbritur nga automjeti i tij.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje të cilat kanë nisur hetimet paraprake.

Ende nuk ka informacione mbi shkakun apo autorësinë e kësaj ngjarje të rëndë, por dyshimet e para lidhen me aktivitetin si biznesmen të viktimës.

Vrasje
Vrasja në Pukë, shkaku skrapi
Arrest me burg për vrasësin e kazinosë
Has, babai vret djalin 21 vjecar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›