E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier ekzekutohet biznesmeni

Një 47-vjeçar biznesmen në qytetin e Fierit është ekzekutuar me armë zjarri automatike shumë pak metra larg komisariatit të policisë së qytetit.

Viktima Naim Suli është qëlluar me breshëri sapo ka zbritur nga automjeti i tij me targa të kryeqytetit në oborrin e shtëpisë së tij, një vilë tre katëshe.

Sapo është dëgjuar breshëria e armës dhjetra forca policie kanë vrapuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që autorët janë larguar me shpejtësi.

Menjëherë policia ka nisur operacionin e kërkimit për të zbardhur këtë ngjarje. Shumë postoblloqe janë ngritur nga forcat VrasjeVrasja në Pukë, shkaku skrapi Arrest me burg për vrasësin e kazinosë Has, babai vret djalin 21 vjecar speciale në të gjitha rruget e qytetit të Fierit për të gjetur autorët, ndërsa janë marrë edhe të dhënat e para nga dëshmitarët që kanë parë ngjarjen e rëndë.

Vrasja ka ndodhur shumë pranë bulevardit kryesor të qytetit në një moment kur në rrugë kishte ende lëvizje. Policia ka gjetur shumë gëzhoja kallashnikovi. Viktima ka humbur jetën menjëherë nga plumbat.

Policia dyshon për konflikte pronësie. Viktima njihej si biznesmen në qytet dhe merrej me tregtinë e naftës.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›