E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, zbulohen 2700 rrënjë kanabis, në hetim edhe kryekomunari

FIER- Dy të arrestuar, një i shpallur në kërkim policor dhe procedimi penal në gjëndje të lirë për kryetarin e komunës. Ky është bilanci i një aksioni antidrogë të DPQ Fier në komunën Kurjan, rreth 26 km në lindje të qytetit të Fierit.

“20 vjecari Armand Siqeca dhe 53 vjecari Sali Metou, kryetar i fshatit Kurjan, janë arrestuar, ndërkohë që kryetari i komunës, 39 vjecari Ilir Shabani, do të hetohet në gjendje të lirë ,ndërsa 58 vjecari Sesnik Siqeca është shpallur në kërkim policor për kultivim të bimëve narkotike", tha sot zëdhënësja e DPQ Fier, Enkeleda Allkanjari

Sipas saj, ne brendesi te serave ne pronesi te Armand Siqeca u gjetën të kultivuara rreth 2700 rrënjë bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat u asgjësuan. Allkanjar tha se, së bashku me autorin, u arrestua dhe kryeplaku i fshatit, Metou, nën akuzën moskallëzimit të krimit dhe kryekomunari, Shabani, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›