E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, asgjësohet një parcelë me kanabis, kapet kultivuesi 24 vjeç

PUKE-Komisariati i Policisë së rrethit të Pukës kurorezoi me sukses një tjetër aksion antikanabis në këtë rreth.

Fshati Lumzi i komunes së Rrapës ka qenë shënjestra e radhës ku blutë e Pukës mbanin nën vëzhgim prej disa ditësh një parcelë me bimë narkotike, duke bërë të mundur asgjësimin e saj vetëm sot kur u bë i mundur dhe arrestimi ne flagrancë i kultivuesit të bimëve narkotike, i 24 vjecarit Alfons Florini.

Gjatë arrestimit ne flagrance, 24- vjeçarit nga fshati Breg i është kapur dhe një armë tip automatik me 30 fishekë.

Policia e Pukës bëri të ditur se në parcelën e radhës u gjetën dhe asgjësuan 134 rrënjë bimë e llojit kanabis sativa, e cila ishte e pajisur me sistem të rregullt ujites përmes një ujëmbledhësi artificial, ndërkohë që kultivuesi kishte ngritur dhe një strehëz ku pushonte gjatë kohës që i bënte shërbim bimës narkotike.

Ky operacion i drejtuar nga vete shefi i komisariatit te Pukes, Kryekomisar Adriatik Huti mësohet të mos jete i fundit, pasi shënjestrat e vendosura falë dhe ndihmës së helikopterit Italian qe ka monitoruar rrethin e Pukes do te behet e mudur asgjesimi i cdo rrenje kanabis sativa deri dhe ne skajet me te largeta te rrethit te Pukes.

Kjo eshte parcela e 13 per kete vit qe blutë e Pukes kane zbuluar dhe asgjesuar ne territorin e rrethi tone.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›