Aleatët Rama e Meta takohen në selinë e PS
TIRANË- Takohen Rama e Meta. Rreth orës 19:30 kreu i LSI-së Ilir Meta, njëherësh Kryetari i ri i Parlamentit ka shkuar në selinë e Partisë Socialiste, ku mësohet se po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.
Takimi ka zgjatur 30 minuta, ndërkohë që Meta shoqërohej nga deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nuk dihet ende se për çfarë kanë biseduar dy aleatët. Kryeparlamentari Meta, nuk ka bërë asnjë prononcim për mediat teksa doli nga selia rozë.
Ky takim vjen menjëherë pasi Rama e Meta morën njëri drejtimn e qeverisë dhe tjetri drejtimin e Parlamentit.
Po sot pasdite, Rama ka mbledhur në këtë seli Grupin Parlamentar të PS-së. Takimi ka zgjatur rreth 20 minuta, ndërsa për mediat nuk u zbulua asnjë detaj.
(m.a/BalkanWeb)