E Diel, 1 Nëntor 2026

Media spanjolle boton historinë e70-vjeçarit të vetmuar shqiptar

SPANJË - Lajmi në “Shqiptarja.com” se një 70-vjeçar shqiptar shpalli vdekjen, që të afërmit e tij të kujtoheshin për të, ka tërhequr vëmendjen e një medie spanjolle.
 
Televizioni spanjoll EFE, duke cituar median shqiptare, ka rrëfyer historinë e të moshuarit të vetmuar shqiptar, Hajdar Lila nga Fushë-Kruja (një qytet i vogël pranë Tiranës, thekson media spanjolle) që në ditën e ditëlindjes vendos një njoftim vdekjeje me foton dhe të dhënat personale.

"Që 4 vjet e gjysmë më parë, kur u ktheva nga Kanadaja, as bijtë e mi, as vëllezërit e mi, as kushërinjtë e mi kanë ardhur për një kafe në shtëpinë time", u ankua ai në shkrimin e botuar në të përditshmen “Shqiptarja.com”, theksohet në shkrimin e medias spanjolle.
 
I moshuari kishte kaluar shumë vite të jetës në Greqi dhe në Kanada, dhe siç thotë, u dërgonte shpesh para familjes së tij.
 
Ai kujton me nostalgji ato vite kur familja dhe shokët ishin shumë të sjellshëm me të, por me sa duket vetëm për paratë dhe dhuratat që janë dërguar nga jashtë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›