Fier, zjarri djeg plotësisht magazinën e mobilierisë
Zjarri i cili ra sot paradite rreth orës 10:00 në magazinën e mobilierisë shkaktoi një dëm prej 150 mijë eurosh. Pronari i mobilierisë thotë se zjarri ishte i qëllimshëm. Ndërhyrja e zjarrfikësve evitoi përhapjen e zjarrit në banesat përreth.
FIER- Një magazinë mobilierie u dogj plotësisht sot paradite në periferi të qytetit të Fierit. Burime nga forcat e Zjarrfikëses bëjnë të ditur se zjarri ra në magazinën në pronësi të Hasan Likës rreth orës 10:00 dhe ka shkaktuar një dëm prej 150 mijë eurosh. Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikësë u evitua përhapjen e zjarrit në banesat pranë. Sipas pronarit të mobilierisë zjarri ka qenë i qëllimshëm për shkak të konkurencës.
(s.g/BalkanWeb)