E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, “burg pa afat” një grabitësi shqiptar

Shtetasi shqiptar Andi Xhepa, u konsiderua fajtor për “tentativë grabitjeje në bashkëpunim”. Xhepa, rezulton të jetë pjesë e një bande italo-shqiptare e cila u shkatërrua në korrik të 2007 

ROME- ”Burg pa afat” per nje shqiptar grabitës ne Itali. Autoritetet e drejtësisë italianë kanë marrë masën e arrestit me burg ndaj shqiptarit 37 vjecar, Andi Xhepa, që konsiderohet fajtor për “tentativë grabitjeje në bashkëpunim”. Xhepa, rezulton të jetë pjesë e një bande italo-shqiptare e cila u shkatërrua në korrik të 2007. Masa është marrë nga Gjykata e Napolit. Andi Xhepa ka tentuar të detyrojë një shitëse në Santa Maria la Fossa të paguajë një shumë parash në shkëmbim të kthimit të dy autoveturave “Mercedes” të cilat i ishin vjedhur më 20 nëntor të 2006. Shqiptari, bën të ditur media italiane, ndodhet tashmë i burgosur në burg.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›