E Diel, 1 Nëntor 2026

Fierakët nuk e duan Armando Subashin, sondazhi nxjerr fitues kandidatin e "Bashkë Fitojmë", përmbysje dhe në Divjakë

Armando Subashi duket se nuk është më kryebashkiaku i preferuar i fierakëve. Aferat dhe akuzat e shumta publike e mediatike, kanë ndikuar fort në uljen e imazhit të tij në sytë e fierakëve. Në sondazhin e newsbomb.al, fitues bindshëm është ekonomisti Evdar Kodheli.

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" ka marrë 58.62% të votave, si më i preferuari nga qytetarët për të drejtuar Bashkinë e Fierit, pas 14 Majit.

Rezultatet e sondazhit per bashkite e Qarkut Fier

Bashkia e Divjakës është e radhës që pritet të ketë surpriza në këto zgjedhje, referuar sondazhit 25 ditor të newsbomb.al. Kandidati i dyshes Berisha-Meta, Aurel Malko ka marrë 50.70% të votave, përballë kandidatit të ri të Partisë Socialiste Josif Gorrea.

Në katër bashkitë e tjera të Qarkut Fier, kryesojnë kandidatët aktualë të Partisë Socialiste.

Rezultatet e sondazhit per bashkite e Qarkut Fier

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›