E Diel, 1 Nëntor 2026

Flasin peshkatarët e anijes së fundosur në Adriatik: Trageti na goditi dhe vazhdoi lundrimin

Flasin peshkatarët e anijes së fundosur në Adriatik: Trageti na

Kanë dhënë dëshminë e tyre peshkatarët e peshkarexhës që u mbyt mesnatën e kaluar rreth 4 milje nga Port i Durrësit.

Ata thane se pas mbytjes së anijes së peshkimit “Elton 1”, e cila u godit nga një target i linjës Durrës-Bari, 3 peshkatarët u shpëtuan nga policia kufitare e Durrësit. Kapiteni i peshkarexhës, Selim Agasi, shprehet i tronditur nga ngjarja dhe nuk e di se kur do t’i rikthehet sërish lundrimit.

“Në mes të detit dhe në errësirë ata përjetuan momente tmerri, nuk e di kur do të kthehem sërish në det”, shtoi ai.

Një tjetër peshkatar i peshkarexhës së mbytur shprehet se ndjehet me fat që nuk ishte pjesë e bordit natën e kaluar. Peshkatarët dhe pronari i anijes pretendojnë se trageti po lëvizte jashtë trajektores së vet dhe pas goditjes, nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e pare peshkatarëve në rrezik.

Nga hetimet e para rezulton se peshkarexha “Elton 1”, u godit nga trageti “Marina” i linjës Durrës-Bari. Trageti me 194 pasagjerë në bord, po lundonte drejt Italisë, ndërsa peshkarexha po kthehej në port pas gjuetisë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›