Fier,sekuestrohet 1 kg heroinë, arrestohen 5 persona

Policia e Fierit e cila ka arrestuar pesë persona me 1 kilogramë heroinë. Kjo sasi heroine ishte destinuar për në shkollat e mesme të qytetit. Heroina është gjetur në banesën e Todi Conbashit, 39 vjeç.Ndërsa katër të arrestuarit e tjerë janë Ardian Pepa 27 vjeç, Florian Hajro 26 vjeç, Luiz Hajdari 24 vjeç, dhe Bledar Alecio. Kapja e personave u bë në sajë të operacionit "Shtart".