E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minarolli:Ende probleme në marrëdhëniet me Greqinë

Edhe pse shpesh flitet për marrëdhëniet e fqinjësise së mirë mes Tiranës dhe Athinës zyrtare, qindra mijëra emigrantët që jetojnë në Greqi vazhdojne të përbëjnë problematikën mes dy vendeve tona. Ambasadori yne në Greqi, Vili Minarolli deklaron se lëvizja e lirë e qytetarëve, lejet e qëndrimit, bashkimi familjar apo edhe standarti i jetesës së emigrantëve shqiptarë përbejnë shqetësimin më të madh të Shqipërisë në marrëdhëniet me Greqinë. Sipas ambasadorit tonë në Greqi , Vili Minarolli puna e diplomacisë shqiptare në ndihmë të këtyre emigrantëve është përqendruar edhe në fushën e arsimit duke ngritur shkolla për mesimin e gjuhës shqipe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›