Topalli-Ahmeti: Lidhje sa më të afërt midis 2 vendeve
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka takuar sot Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti.
Gjatë këtij takimi u diskutua për nevojën e bashkëpunimit parlamentar midis të dy vendeve fqinjë në funksion të integrimit të të dy vendeve në familjen e madhe euroatlantike.
Ndër të tjera, Ahmeti e njohu Kryetaren e Kuvendit me projektet e realizuara të qeverisjes së re të Maqedonisë, ku bën pjesë edhe BDI, duke thënë se bilanci i 5 muajve të fundit ka qenë i jashyëzakonshëm ndërkohë që pritet realizimi i projekteve të tjera të mëdha.
Si projekte të realizuara më së miri, Kryetari i BDI renditi hapjen e dy fakulteteve në Kumanovë të cilat do ti shërbejnë edhe Luginës së Preshevës, punësimin e një mijë shqiptarëve në administratën shtetërorë të Maqedonisë dhe zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.
Ndërkaq, sipas Ahmetit pritet realizimi i projektit për rrugën e Arbrit, rrugën Shkup –Bllacë dhe hekurudhën Kërçovë –Strugë, të cilat do të shërbejnë për të bërë sa më të afërt lidhjen e Maqedonisë dhe Shqipërinë.
(e.n/atsh/Balkanweb)