E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier,shirat përmbytin qytetin, Shtabi: Situata nën kontroll

Rreth 100 banesa në Fier janë pushtuar nga vërshimi i ujrave të dala nga shtratet e kanaleve kullues. Nën ujë është tregu industrial dhe autostrada Lushnjë –Fier ku kanë mbetur të bllokuara disa mjete. 

FIER- Rreth 100 banesa në lagjen “Afrim” dhe “Afrim i Ri” në Fier janë pushtuar nga vërshimi i ujrave të dala nga shtratet e kanaleve kullues, aktualisht të bllokuar. Banorët shprehen se shkaku kryesor i kësaj gjendjeje është mosndërhyrja për pastrimin e tyre. Ata shprehen se gjendja përsëritet sa herë bie shi , vëtëm për 200 metër kanal kullues të pandërtuar nga Bashkia e qytetit. Nën ujë është edhe tregu industrial i këtij qyteti. Tregtarët kanë tërhequr mallrat e tyre, ndërsa tezgat ku ata punojnë cdo ditë , janë mbuluar nga ujrat e lumit Gjanica që nuk ka kursyer as urën që shërben për të lidhur pjesë të qytetit të Fierit. Kalimi në këtë urë tashmë është i pamundur. Situatë kritike është edhe në autostradën Lushnjë –Fier e cila është përmbytur nga uji, ku kanë mbetur të bllokuara shumë mjete. Autostrada është vizituar edhe nga prefekti i qarkut. Shtabi i Emergjencave ka deklaruar se janë marrë masa për evakuimin e banorëve të cilët mund të përmbyten nga vërshimet e lumenjve, Seman, Vjosë dhe Gjanicë, duke theksuar se situata është nën kontroll. (e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›