E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selim Muca, sërish në krye të Kom. Mysliman

Selim Muca rizgjidhet sërish në krye të Komunitetit Mysliman. Pas votimit të zhvilluar sot në Medresenë e Kavajës, Muca ka fituar me 68 vota pro, përballë rivalëve të tij, Sabri Hushi e Karajfil Mane. 

KAVAJE- Selim Muca rizgjidhet sërish në krye të Komunitetit Mysliman. Pas votimit të zhvilluar sot në Kavajë, Muca ka fituar me 68 vota pro, përballë rivalëve të tij, Sabri Hushi e Karajfil Mane. 88 anëtarët e Këshillit të përgjithshëm të Komunitetit Mysliman, i kanë dhënë Mucës 85% të votave, duke e rivendosur në krye të komunitetit.
Zgjedhjet për kryetarin e komunitet më të madh fetar në Shqipëri u zhvilluan në medresenë e Kavajës.
Ndërkohë procesi zgjedhor në medresenë e Kavajës është shoqëruar edhe me protesta. Disa ditë më parë një grup imamaësh ngritën një padi kundër Selim Mucës me pretendimin e manipulimit të zgjedhjeve për postin e kryetarit.
Padia e tyre u dorëzua në Gjykatë, duke kërkuar shpalljen e mbledhjes së myftinjve në Kavajë, si të pavlefshme. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›