Tiranë, banorët e shtëpive të përmbytura kërkojnë ndihmë

Banorët e shtëpive të përmbytyra në "Kombinat' kërkojnë masa emergjente nga ana e pushtetit vendor për të ndërtuar një rrjet kanalizimesh dhe rrugët në këtë zonë. Pas një nate tmerri ku dhjetra banesa u përmbytën nga rreshjet e dendura të një nate më parë, këta njerëz kërkojnë ndihmë urgjente pasi thonë që, ko situatë përsëritet sa herë bien shira të vrrullshëm. Përmbytja e disa orëve më parë në "Kombinat" ka shkaktuar dëmtime të pajisjeve shtëpiake, për të cilat njësia bashkiake përkatëse do të ngrejë një komision vlerësimi, për t'i dëmshpërblyer. Ndërsa sa i takon vërshimit të ujërave në banesa, kryetarja e kësaj njësie deklaron se , fadromat e thirrura për ndihmë janë penguar qëllimisht ka policia bashkiake për të vepruar në ndihmë të banorëve.Ndërkohë përmbytje të mëdha pasditen dhe mbrëmjen e kaluar ka pasur edhe në zona të tjera të Tiranës, ku më të theksuara problemet kanë qenë në "Komunën e Parisit". Falë ndërpjerjes së reshjeve paraditen e shtunë, banorët kanë pasur mundësi të rikuperojnë dëmet e vërshimit të ujërave.Nata e mbrëmshme është shoqëruar edhe me ndërprerje të energjisë elektrike në kryeqytet. Si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet në disa zona e lagje banimi energjia ka munguar për orë të tëra. Kështu ka ndodhur në "Komunën e Parisit" , gjithashtu edhe në disa lagje të "Kombinatit".