Fier,vodhën e dogjën regjistrat e shkollës pranga 2 nxënësve
FIER- Dy nxënës janë arrestuar pasi akuzohen se janë autorë të vjedhjes së 5 regjistrave të shkollës 9 vjecare “Kristaq Shtembari”, ku ata bënin mësim.
Specialistët e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Fier kanë arrestuar mbrëmë në flagrancë da 15 vjecarët me inicialet A.M e E. M ndërsa do të procedohet në gjëndje të lirë 14 vjecari me inicialet F.P.
Dy adoleshentët akuzohen për vepren penale të “ Vjedhjes ne bashkepunim” të parashikuar nga nenet 134 , 25 ,te Kodit Penal.
Sipas policisë vjedhja e regjistrave në shkollën “Kristaq Shtembari” ka ndodhur rreth orës 22.00 të mbrëmjen e së dielës, 15 maj. Pasi i kanë marrë regjistrat nxënësit më pas i kanë djegur ato.
(s.g/BalkanWeb)