KQZ verifikim procesverbaleve të votimit në Tiranë

Në aktin që iu shpërnda anëtarëve të Komisionit, ky proces parashikohet të bëhet me dy etapa. Fillimisht, do të krahasohen rezultatet në tabelën përmbledhëse origjinale të rezultateve të miratuara nga KZAZ-ja me tabelat origjinale të rezultateve për çdo qendër votimi.
Më pas, këto të dhëna do të krahasohen me rezultatet për subjektet përkatëse që ndodhen në bazën e të dhënave.
Etapa e dytë parashikon rastin kur nga të dhënat që krahasohen, rezulton se ka mospërputhje të shifrave. Nëse vërehen mospërputhje të shifrave të mësipërme, vendimi parashikon që krahasimi me shifrat në bazën e të dhënave të bëhet duke u bazuar në origjinalet e tabelave të rezultateve të qendrave të votimit. Mospërputhjet e vërejtura do të mbahen shënim dhe t’i raportohen KQZ-së.
"Pas dhënies së pëlqimit nga KQZ-ja do të bëhen rregullimet përkatëse në bazën e të dhënave dhe do të printohet prej saj tabela përmbledhëse e rezultateve për Bashkinë Tiranë", thuhet në vendimin e KQZ-së.
Më parë, në një prononcim për mediat, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, tha se "procedurat ligjore janë të parashikuara në nenin 123 të Kodit Zgjedhor dhe në bazë të këtij neni, KQZ merr tabelat e rezultateve në KZAZ-të e Tiranës".
"Do të bëhet një verifikim i tyre për mënyrën se si është pasqyruar rezultati dhe brenda 48 orësh nga momenti që do t’i mbledhë, do të ketë një tabelë përmbledhëse për rezultatin e Tiranës", tha Ristani. /Start/
2011-05-17 08:08