E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë të plagosur në aksin Elbasan-Librazhd

Policia lokale shkoi menjëherë në vendngjarje ku konstatoi se janë përplasur dy automjete midis tyre.

Policia sqaroi se njëri automjet tip Toyota drejtohej nga shtetasi M.Piterzani, 45-vjeç, banues në Holandë, dhe automjeti tjetër tip kamionçinë, drejtohet nga shtetasi M.Belba, 34 vjeç. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur përveç dy drejtuesve të automjeteve edhe tre shtetas të tjerë, përkatësisht  R.Aksarai, 46-vjeç, banues ne Holandë,  D.Hasani, 40 vjeç, si dhe E.Mekshi, 21-vjeç, banues në Librazhd.

Tre prej këtyre shtetasve janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për mjekim më të specializuar pasi ndodhen në gjendje të rëndë. Grupi hetimor i cili shkoi në vendngjarje po punon për të përcaktuar saktë shkaqet  e ndodhjes së aksidentit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-17 08:18
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›