E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fierza arrin kuota maksimale

Niveli i ujit ne liqenin e Fierzes po arrin ne kuotat maksimale. Rreshjet e shumta te debores dhe shiut kane sjelle prurje te bollshme ne basenin ujor. Nga salla e komandave bejne te ditur se niveli i ujit ne Fierze ka arritur ne kuoten e 290.4 metrave. Rezervat ujore ne Fierze po arrijne maksimumin e tyre, pasi duhen dhe rreth 5 metra per te arritur ne maksimum. Burime nga hidrocentrali i fierzes si dhe koorporata energjitike shqiptare bejne te ditur se pruja e lumenjve eshte shume e larte dhe gjate se premtes ishte ne rreth 260 metra kub uje ne sekond. Me keto ritme, niveli 9i ujit rritet me rreth 13 centimetra ne dite, dhe brenda muajit shkurt do te arrihet kuota maksimale. Prodhimi i energjise eshte rreth 19.4 milione kilovat ore, dhe aktualisht, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po eksporton energji ne Greqi, me cmime te tregut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›