E Diel, 1 Nëntor 2026

Berati ne alarm, ujrat e zeza përshkojnë qytetin

Një lagje e tërë në qytetin e Beratit pershkohet qe prej dy javesh nga ujerat e zeza te cilat kane dale ne siperfaqe. Shqetesimi i perhapjes se nje epidemie te mundshme vjen nga vete banoret e lagjes. Ata kane ngritur zërin për riparimin e kolektorit 

BERAT-Prej mëse dy javësh lagjia “Jani Vruho” në qytetin e Beratit përshkohet prej ujrave të zeza të cilat kanë dalë në sipërfaqe. Fare pranë qendrës së qytetit prej dy javësh bllokimi i një prej tubacioneve të ujrave të zeza ka bërë që ato të dalin në sipërfaqe dhe të vërshojnë midis pallateve ku pervec aromes jo te kendshme mund te behen dhe burim infeksionesh. Banorët e kësaj lagje të shqetësuar kanë ngritur zërin për riparimin e sa me pare te kolektorit

Pas shqetësimit të ngritur prej banorëve burime nga drejtoria e ujësjellës kanalizime pranë bashkisë, Berat bëjmë me dije se menjëherë në vend janë dërguar specialistët dhe po studiohet mundësia e riparimit të kolektorit të bllokuar i cili kalon pranë pallateve dhe ka vështirësi në ndërhyrje .

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›