Fierzë, përcjellësit elektrikë rrezik serioz për banorët
PUKë- Sikur të mos mjaftonte rreziku nga linjat transmetuese të tensionit të lartë në hidrocentral, banorët e Fierzës në rrethin e Pukës, tashmë ndihen të rrezikuar edhe nga përcjellësit elektrikë që furnizojnë zonën me energji.
Jashtë cdo kushti teknik, përcjellësit elektrikë në mungesë të shtyllave , janë vendosur mbi trungjet e pemëve apo në drunj shumë pranë tokës, duke u kthyer në një mankth të vërtetë për banorët e zonës.
Gjendja e përcjellësve elektrikë vazhdon të mbetet shqetësim serioz edhe në fshatrat e komunave Iballë e Blerim, ku në mungesë të ndërhyrjes së specialistëve, linjat janë të instaluara mbi drunj. Banorët e zonave tregojnë se as në kohën e fillimit të elektrifikimit, linjat nuk kanë qenë në këtë gjendje.
(e.n/news24/BalkanWeb)