Voskopojë, shpërthen granata, 2 të plagosur
KORCE- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në Voskopojë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 të pasdites në afërsi të fabrikës së armëve në Voskopojë ndërsa mësohet se të plagosur kanë mbetur Genc Upja 34 vjec dhe një 17 vjecar me iniciale D.H.
Policia ka mbërritur në vendngjarje nga ku bën të ditur se të rinjtë ishin duke mbledhur skrap në momentin e shpërthimit të granatës.
Burime të policisë bëjnë me dije se 17 vjecari ka marrë plagë të rënda në fytyrë dhe trup e për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar menjëherë drejt Tiranës. Ndërkaq, 34 vjecari i është nënshtruar terapisë mjeksore në spitalin e Korcës.
(e.n/BalkanWeb)