E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka nevojë të shtyhet shtatzënia pas abortit

Aberdeen, 7 gusht – Gratë që kanë abortuar nuk kanë nevojë të presin para se të mbesin shtatzënë përsëri, thonë mjekët.

Një studim i kryer nga University of Aberdeen me 30 mijë gra, gjeti se periudha gjashtë muaj pas abortit ofron mundësitë më të mira për shtatzëni të shëndetshme.

Gjetjet, të publikuara në British Medical Journal, kundërshtojnë pohimet se gruaja duhet të pres së paku gjashtë muaj para se të përpiqet të mbetet përsëri shtatzënë, transmeton BBC. 

Mjekët thanë se studimi do t’i ndihmojë në sigurimin dhe këshillimin e pacientëve.

Studimi është kryer në bazë të dhënave të mbledhura ndërmjet viteve 1981 dhe 2000.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›