E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fierzën s´e mbushi as bora e madhe!

Por, teksa kanë kaluar më shumë se tri javë nga ajo periudhë, liqeni i Fierzës është sërish në nivel të ulëta.Burime nga salla e komundës së hidrocentralit të Fierzës bëjnë të ditur se, prurjet mesatare të ujit në liqenin e Fierzës janë 170 metër kub ujë në sekondë, ndërsa niveli i liqenit të Fierzës ka arritur në 260,4 metra mbi nivelin e detit, një tregues mjaft i ulët kur dihet se në nivelin 242 metra mbi nivelin e detit është e ashtuquajtura pikë e vdekjes, ndërsa pika maksimale është rreth 285 metra.

Specialistët shprehen se rimbushja e basenit të Fierzës mund të vijë vetëm në rast se nisin reshjet e shiut, pasi shkrirja e dëborës ndikon shumë pak në këtë drejtim. Nga ky liqen prodhohet pjesa më e madhe e energjisë në vend.

Kapaciteti maksimal ujëmbajtës i liqenit është rreth 3,2 miliardë metër kub ujë, ndërsa kapaciteti minimal në të ashtuquajturën pikë e vdekjes është rreth 1,2 miliardë metër kub ujë.  /Start/

                                                                                             2012-03-19 13:26
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›