E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirel: Palët ta kthejnë integrimin në çështje kombëtare

 "Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Mirëpresim marrëveshjet mes palëve politike në Shqipëri. Me rëndësi për integrimin, konsensusi mes palëve", theksoi ai.

Mirel shtoi se integrimi duhet të kthehet në çështje kombëtare. “Kemi parë muajt e kaluar zhvillime pozitive dhe që nga ajo kohë, të cilat kanë qenë inkurajuese dhe këto duhen kthyer në masa kontrete. Ne mirëpresim jo vetëm dialog në parlament, por edhe këtu me ne. Sic tha ambasadori Sequi do të diskutojmë edhe për programin e mbështetjes nuk dua ta zgjas se do kemi agjendë të gjatë. Këtu nuk shprehim vetëm pikëpamjet tona, por edhe të 27 vendeve anëtare dhe shpresojmë që të gjejmë një progres”, nënvizoi Mirel.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, tha se Shqipëria duhet të adresojë sfidat për integrimin. “Kjo është strategji kryesore për Shqipërinë. Marrëveshja e MSA-së është një sfidë përpara për progresin. Shqipëria duhet të plotësojë sfidat për të bërë progres. Do doja të mirëpres planin e aksionit. Ne besojmë në kapacitetet e Shqipërisë. Bazuar në aksion, konsensusi kombëtar dhe vullneti i qartë politik në arritje konkrete në të mirë të shqiptarëve, komisioni i BE-së është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë. Këto janë çështje që duhen adresuar, por kjo është përgjegjësia juaj", tha Sequi.

Nga ana e saj, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha se Shqipëria ka bërë hapa pozitiv në aspektet e integrimit, teksa kërkoi që duhet të angazhohen të dyja palët. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-19 17:14
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›