E Shtunë, 31 Tetor 2026

Figo: Cikli i Interit ka përfunduar

Drejtori i Interit, Luis Figo, ka pranuar se periudha e Interit tashmë ka mbaruar, por thotë se klubi është duke punuar për të ndërtuar një skuadër tjetër fituese.

“Periudhës së Interit i ka ardhur fundi, cikli fitues ka mbaruar por klubi punon për t`u kthyer në ekipin fitues të viteve të kaluara, vetëm duhet pak durim”.

“Scudetto? Ne duhet të dëshmojmë se e meritojmë. Është e vërtetë se neve na mungon Liga e Kampionëve, edhe në aspekt të prestigjit dhe të ardhurave, por ne jemi në Europa League tani dhe do të përpiqemi t`ia dalim sa më mirë”, ka thënë Figo për Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›