Vrasja e kryekomisarit, PDIU ngushëllon familjen Tahiri
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ka shprehur ngushëllimet familjes së Kryekomisarit Adem Tahiri i cili u vra ditën e djeshme në krye të detyrës.
Në një deklaratë për shtyp, PDIU thekson se vrasja në krye të detyrës të individëve që i shërbejnë shoqërisë dhe kombit shqiptar është një moment hidhërues për të gjithë qytetarët. “Akte të tilla kriminale duhet të gjejnë përgjigjen e menjëhershme të strukturave shtetërore, të cilat duhet dhe do ta fitojnë betejën e vazhdueshme me krimin” thekson PDIU.
PDIU shton më tej se gjendet në krah të gjithë shqiptarëve në uniformë, të cilët punojnë dhe kanë përkushtuar jetën e tyre në shërbim të atdheut, shtetit dhe shoqërisë shqiptare.
Ngjarja e rëndë u shënua ditën e djeshme në Katund-Sukth ku kreu I komisariatit të Shijakut Adem Tahiri u vra në krye të detyrës ndërsa policia ka arrestuar edhe autorin kryesor të vrasjes, shtetasin Ilir Xhakja.