E Shtunë, 31 Tetor 2026

Figo i gatshem te ze vendin e Benitez

Luis Figo mund te drejtoje perkohesisht Interin nese rezultatet nuk permiresohen nen drejtimin e Rafa Benitez.

Pas disfates nga Lazio te premten presioni serish eshte rritur ne presidentin Massimo Moratti per te menduar shkarkimin e Benitez.

Kuptohet se nese Interi deshton ne Kupen Boterore te Klubeve kjo do te jete edhe fija e fundit qe e lidh spanjollin me klubin italian.

Figo i cili aktualisht eshte i angazhuar ne repartin administrativ te Interit raportohet se do te jete i gatshem te luaje rolin e trajnerit nese presidenti vendos te veproje shpejt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›